14:57 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë mes Polonisë e Arabisë Saudite

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes tejet interesante mes Polonisë dhe Arabisë Saudite.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-0 pë Poloninë, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm deri tani e shënoi ylli i Napolit, Piotr Zielinski, i cili kaloi Poloninë në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes.

Arabia Saudite kishte mundësin për të barazuar rezultatin, por që Salem Al Dawsari nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë e penalltis në minutën e 45+1’./IndeksOnline/