21:31 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë: Pa gola në stadiumin, ”Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, në ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe.

Rezultati pas këtij fraksioni është 0-0, megjithatë futbollistët kosovar janë treguar më të mirë.

Ndër futbollistët më të mirë në këtë pjesë ishte Milot Rashica, i cili u pa në çdo cep të fushës së lojës.

Përveq Rashicës, edhe Vojvoda tregoi vlerat e veta në krah të mbrojtjes, duke tentuar disa herë t’i aktivizojë bashkëlojtarët me krosimet e bukura.

Mbetet të shihet nëse Bernard Challandes do ta bëjë ndonjë zëvendësim apo do të vazhdojë me futbollistët e njejtë në pjesën e dytë./IndeksOnline/