Perfundon Premierliga, Chelsea e Arsenali jashtë Ligës së Kampionëve, City i mbush 100 pikë (Foto/Video)
Ka përfunduar java e fundit e Premierligës, ku të gjitha ndeshjet u zhvilluan në kohë të njëjtë.
Manchester City kishte kohë që ishte shpallur kampion dhe në këtë ndeshje fitoi në minutën e fundit me rezultat 1-0 kundër Southampton, duke arritur shifrën e 100 pikëve.
Edhe Manchester United e kishte siguruar pozitën e dytë dhe kampionatin e përfundoi duke mposhtur Watfordin me rezultat 1-0.
Tottenhami mposhti me përmbysje Leicesterin me rezultat 5-4, ndërsa Liverpoli siguroi vendin e katërt pasi mposhti Brightonin 4-0.
Chelsea dhe Arsenali sezonin e ardhshëm do të luajnë në Europa League pasi janë renditur në pozitat pesë dhe gjashtë.
Swansea, Stoke dhe West Brom largohen nga Premierliga dhe nga sezoni i ardhshëm do t’i zhvillojnë garat në Championship. /IndeksOnline/