18:58 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Përfundon sezoni për Sanchezin

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën që kiliani Alexis Sanchez ka pësuar lëndim të rëndë që do t’ia pamundësoj paraqitjen deri në fund të sezonit.

Kiliani u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Southamptonit të cilën e fitoi Manchester United 3-2.

Sanchez ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do ti duhen minimum 2 muaj për tu rikuperuar. /Indeksonline/