21:31 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi i krerëve të shtetit, s’ka marrëveshje për taksën

Edhe pas një ore takim ndërmjet liderëve të partive në pushtet, nuk u arritë ndonjë marrëveshje.

Ky takim që u mbajt në një restaurant në Prishtinë, ku ishte edhe Presidenti Hashim Thaçi përfundoi pa marrëveshje për taksën.

Burime të Indeksonline brenda takimit kanë thënë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje gjatë bisedimeve brenda takimit.

Derisa, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ministri Endrit Shala, Uran Ismaili, Dhurata Hoxha, e të tjerë zyrtarë po shihen duke dalë nga takimi.

Indeksonline gjendet në vendin e ngjarjes dhe ua sjell pamjet më poshtë.