14:49 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përgatituni, vikendi me shi dhe stuhi të fuqishme!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit moti do të jetë me shi dhe stuhi të fuqishme.

Sipas IHMK-së, gjatë dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, transmeton Indeksonline.

“Ne këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stada të ndryshme të troposferës do  të mbaj mot  i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme. Stuhitë do të përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius, kurse do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s. /Indeksonline/