Përgjigja e Rexhep Selimit nëse është në krahun e Molliqajt dhe Ahmetit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur në televizionin publik lidhur me përparjen që Vetëvendosje është duke u përballur kohën e fundit.
Selimi nga gazetari i RTK-së është pyetur rreth krahut që Selimi mban në këtë periudhë krize brenda VV-së. Selimi ka thënë se nuk krah siç është përfolur.
“Unë them që nuk ekziston krahun sepse nuk ka nevojë që të quhet krah. Ka prej tyre që kanë dhënë mendimet e tyre për këtë situatë. Ka disa siç janë unë që do t;i japim mendimet në forumet e VV-së dhe mbledhjet që do të mbahen”.
“Janë konstatime të përfolura por nuk kam krah, pozicionimi im është pozicioni i VV-së. Unë gjithmonë kam qenë në anën e qëllimeve për çka jam angazhuar qysh prej fillimit në Lëvizjen Vetëvendosje”.