11:42 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përgjigjja finale e Contes për Real Madridin

Raportohet se Antonio Conte e ka refuzuar mundësinë që të emërohet trajner i Real Madridit.

Conte shihej favorit për ta zëvendësuar Julen Lopeteguin, i cili u shkarkua nga Real Madridi të hënën.

Lopetegui u shkarkua për shkak të ecurisë së dobët të rezultateve, e cila u vulosë me humbjen, 1-5 nga Barcelona, transmeton IndeksOnline.

Image result for conte

Megjithatë, Santiago Solari mori drejtimin e Real Madridit përkohësisht dhe Sky Sports shkruan se Conte nuk është më kandidat për këtë post.

Ishte raportuar se ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat ka kërkuar një kontratë afat-gjate, gjë e cila nuk është miratuar nga Reali.

49-vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester Unitedin për ta zëvendësuar eventualisht Jose Mourinhon./IndeksOnline/