20:20 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përkundër humbjes, Vedat Muriqi në mesin e më të vlerësuarve

Fenerbahçe pësoi humbje 2:1 ndaj Trabzonsporit në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Turqisë.

Kruse kaloi ekipin mysafir në epërsi qysh në minutën e parë, ndërsa vendasit rikthyen rezultatin brenda pjesës së parë me Sorloth dhe Novak, shkruan Indeksonline.

Vedat Muriqi luajti 90 minuta të plotë, por nuk arriti të lë shenja.

Përkundër kësaj, ai ishte mjaft i vlerësuar. Sipas Sofascore ai mori notën 7.4, vetëm 0.1 më pak se Kruse.

Te vendasit më i vlerësuari ishte portieri Ugurcan Çakir me notë 8.4./Indeksonline/