15:04 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / k.v

Përleshen dy familje në Prizren, arrestohen 7 të dyshuar

Policia në Prizren ka pranuar informacion se në rrugën “Selajdin Berisha” është një rast mosmarrëveshje midis dy familjeve.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (1972), B.B. (1978), B.B. (2000), A.B. (2001), S.Sh (1954), V.Sh (1986) dhe J.Sh (1991) të cilët  dyshohet se pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy familjeve ata kanë sulmuar  fizikisht njëri tjetrin.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar.

Pas intervistimit në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”./IndeksOnline/