75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përleshen fizikisht dy grupe në Pejë, rrahjen e vazhdojnë edhe në spital

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se mbrëmë disa persona kanë filluar rrahjen në rrugë, për ta vazhduar në ambientin e spitalit dhe atë në sy të Policisë së Kosovës.

Në një njoftim për media, Spitali i Pejës ka bërë të ditur se nuk është vend i ballafaqimeve që rrezikojnë pacientët dhe stafin mjekësor, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë i Spitalit:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatë lidhur me rastin e mbrëmshëm kur disa persona pasi janë përleshur mes veti diku tjetër kanë ardhur dhe në objektin e Spitalit kanë vazhduar rrahjen, edhe pse Policia ka qenë prezent.

Spitali nuk duhet të jetë vend i ballafaqimeve të tilla që rrezikojnë sigurinë e pacientëve dhe sidomos stafit mjekësorë që po bëjnë shpeshherë edhe të pamundurën për ti dal në ndihmë pacientëve që kanë nevojë për trajtim shëndetësorë.

Përndryshe 375 persona janë trajtuar si raste emergjente gjatë 48 orëve të fundit. 47 nga këta janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 11 lindje 7 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje 7 djem dhe 4 vajza.
364 persona kanë kryer analiza që në total kanë kryer 5,073 analiza.

Ndër rastet e trajtuara ka qenë edhe një person i therur me thikë që është jashtë rrezikut për jetë. /Indeksonline.