16:35 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përleshje masive e tifozëve anglez, përfshihen edhe femrat (Video)

Një përleshje masive ka ndodhur mes tifozëve gjatë ndeshjes Angli – Kolumbi që u zhvillua dje në Kupën e Botës.

Tifozët janë zënë duke u rrahur në mes vete në ambiente të jashtme të një kafeneje, shkruan indeksonline.

Në këtë përleshje janë përfshirë edhe femra dhe disa burra.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët anglez shkaktojnë probleme në kompeticione, por kësaj radhe ata u përleshen në mes vete. /IndeksOnline/