08:56 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përleshje me armë në Shkup, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

Në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë kanë gjuajtur me pushkë gjysmë-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër, përcjell Telegraf Maqedoni.

Një person në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa thuhet se ka edhe disa të plagosur.

Rruga në fjalë ka qenë e bllokuar gjithë natën ndërsa policia dhe hetuesit kanë qenë në vendin e ngjarjes.