20:50 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përleshje mes disa personave në Prizren, theret me thikë një shtetas i Shqipërisë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot gjatë ditës në Prizren.

Nga kjo ngjarje ka pësuar lëndime trupore një person,  siç mësohet i njëjti është shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili është therur me thikë, shkruan Indeksonline.

Sipas informacioneve të para, thuhet se viktima para disa ditëve i kishte sulmuar disa persona për arsye ende të paditur.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë afër një Qendre Tregtare në Prizren.

Indeksonline” ka siguruar fotografi të viktimës ku shihet të ketë mbetur i plagosur nga mjeti i ftoftë dhe po ashtu një veturë me targa të shtetit shqiptar./Indeksonline/