18:25 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për përleshjen e të rinjve në Pejë

(I plotësuar)-Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Indeksonline se një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur sonte në ora 17:45.

Sipas Rugovës si pasojë e kësaj përleshje janë lënduar dy persona të cilët tashmë janë dërguar për në spital.

“Rreth orës 17:45, policia ka pranuar informacionin për një përleshje në mes disa të rinjve. Si pasojë e kësaj përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata tashmë janë në spital”, ka thënë shkurt Rugova.

……………………………………………………………..

Përleshje në mes dy grupe nxënësish në Pejë, dyshohet për të plagosur

Një përleshje në mes dy grupe nxënësish ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Pejës.

Sipas burimeve të Indeksonline si pasojë e kësaj përleshje i plagosur ka mbetur një person.

Incidenti në fjalë ka ndodhur pikërisht tek Stacioni i Autobusëve në Pejë./Indeksonline/