09:47 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përleshje mes pilotëve të Formula 1

Incidenti që ndodhi në xhiron e 44-t në garën e Çmimit të Madh të Brazilit (zhvilluar dje në Interlagos), ku u përplasën mes tyre Max Verstappen (Red Bull) e Esteban Ocon (Force India) është transferuar në bokse pas garës. Në momentin që dy pilotët po peshoheshin pas garës, janë përplasur fizikisht mes tyre.

Disa shtyrje, më së shumti nga ana e Verstappen, që pas atij incidenti në pistë humbi kryesimin e fitoren e garës.

Piloti i ri holandez e ka shtyrë disa herë Ocon, që ka reaguar në një moment, por kanë ndërhyrë komisarët e pistës që ishin aty pranë. Gjithçka ndodhi edhe në sytë e pilotëve të tjerë që po kryenin peshimin.