14:34 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Përleshje në futboll te grup-moshat e reja në Kosovë [Video]

Një përleshje jo e vogël ka ndodhur në fushën e klubit futbollistik “2 Korriku”.

Në ndeshjen e grup-moshave të reja mes “Lirisë” nga Prizreni dhe “Ramiz Sadikut” nga Prishtina, mysafirët nuk ishin të kënaqur me referimin dhe vendosën të lënë fushën pak minuta para se të përfundonte ndeshja.

Pas këtij vendimi mysafirët deshën t’i sqaronin problemet në një mënyrë tjetër, ata filluan të sulmonin referët, por pas ardhjes së Policisë gjërat u qetësuan dhe mysafirët u pajtuan me humbjen.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që shohim përleshje në stadiumet e Kosovës sidomos te gjeneratat e reja, pasi siguria është në nivel jo të duhur.