13:36 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

Përmbytje në Vlorë nga reshjet e shiut

Disa nga rrugët e qytetit të Vlorës janë përmbytur këtë të diel për shkak të reshjeve të shiut. Reshjet e dendura dhe akset e mbyllura për shkak të gjysmë maratonës së vrapimit kanë shkaktuar kaos dhe trafik në rrugët e qytetit.

Zyrtarë të policisë kanë dalë në terren në numër të shtuar, për të orientuar mjetet, edhe pse gjendja vështirësohet për shkak të reshjeve që vijojnë.

Aktualisht nën ujë janë: Lagjja “28 Nëntori”, segmentet e brendshme të zonës së Kishës Ortodokse dhe Bibliotekës “Shefqet Musaraj”, kryqëzimi i njohur si “Shkolla e Naftës”, lagjja “Pavarësia”, aksi lidhës I rrugës Trasballkanike dhe Bulevardit “Ismail Qemali”, kryqëzimi i njohur si “Albano dhe Romina” dhe disa rrugë të brendshme në lagje “isa Boletini” dhe “24 Maji”.