Përmes simiteve u mundua të transportojnë kokainë
Policia meksikane ka gjetur kokainë në vlerë të qindra-mijëra dollarëve të fshehura brenda në simite.
Qenët e sektorit ‘anti-drogë’ përmes nuhatjes së tyre zbuluan narkotikët e fshehura në aeroportin internacional të Guadalajaras, transmeton Indeksonline
Ishin 15 simite ku i kishin fshehur, në secilën simite gjendeshin nga 120 gram kokainë. Në marketing ilegal të drogës një gram kushton 150 dollarë, që i bie kanë qenë rreth 270,000 dollarë në simite.
Meksika mbetet njëri nga vendet me më së shumti transport të drogës në botë./Indeksonline/