15:12 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përparimi i Dritës tregon se kush janë favoritët për titullin e Superligës

Drita nuk e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi i madh e mbylli sezonin e kaluar me titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës, derisa mori pjesë edhe në fazën e eliminatoreve të Champions Leagues.

Por, kur kanë kaluar nëntë ndeshje deri më tani, Drita renditet në vendin e tetë me pesë humbje, 3 fitore dhe vetëm 1 barazim.

Madje, klubi gjilanas bëri ndryshime edhe në shtabin teknik, duke e shkarkuar trajnerin, Bekim Isufi, dhe në vend të tij duke sjellur Shpëtim Duron nga Shqipëria, shkruan IndeksOnline.

Image result for bekim isufi

Kanë kaluar disa javë që prej këtij vendimi të papritur të Dritës, megjithatë atmosfera me Duron po duket të jetë mjaft e mirë.

Kështu të paktën mendon njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Dritës në vitet e fundit, Përparim Livoreka.

I intervistuar nga IndeksOnline, Livoreka thotë se edhe para dhe pas ardhjes së Duros, te Drita mbizotëron një atmosferë fenomenale.

”Mund të them se atmosfera në grup ka qenë gjithnjë e mirë, gjithashtu e njejta gjendje është edhe tani. Mendoj se jemi super të mobilizuar”.

Image may contain: one or more people, people standing, crowd, child and outdoor

”Me adhjen e Duros, vetëm se jemi duke shkuar në rrugën e duhur dhe shpresojmë ta marrim rrugën drejt renditjes më të mirë në tabelë”, u shpreh fillimisht Livoreka për IndeksOnline.

Pra, Drita renditet në vendin e tetë me vetëm tri fitore pas nëntë xhirosh, dhe formën e dobët të Dritës këtë sezon e ka pranuar edhe vetëm Përparimi.

”Ndeshjet e para nuk kanë qenë edhe aq të mira, nuk e kemi filluar kampionatin siç duhe, por besoj se kemi cilësi në skuadër dhe mendoj se jemi duke e marrë veten duke u kthyer në formën e duhur”.

”Kuptohet se kemi qenë të stërngarkuar, por jemi skuadër kampione dhe nuk do të dorëzohemi asnjëherë duke e ndjekur kreun e tabelës dhe titujt, të cilat klubi i synon”, vazhdoi Livorka.

Image may contain: 10 people, including Perparim Livoreka, people smiling, stadium and outdoor

Livorka në këtë fillim të sezonit nuk ka qenë startues i rregullt, megjithatë, kur është inkuadruar në lojë, ai ka treguar potencialin e tij.

Ai e ka pranuar se nuk i ka pasur hapësirat e mjaftueshme, por thotë se do ta japë më të mirën nga vetja.

”Forma ime është mjaft e mirë edhe pse nuk e kam pasur hapësirën e duhur në këto ndeshje, por jam duke ecur mirë me përgatitjet dhe normalisht gjithmonë do ta japë më të mirën nga vetja siç kam bërë gjithmonë”, tha Livoreka.

Tutje, pas nëntë xhirosh, Feronikeli është lider në Superligë, i ndjekur nga Prishtina, Llapi dhe Flamurtari.

Image may contain: Perparim Livoreka, smiling, standing and indoor

Dhe Livoreka thotë se përkrah Prishtinës, Feronikelit dhe Llapit është edhe skuadra e tij, por se është ende herët për prognoza të tilla.

”Favoritë shoh shumë skuadra, mendoj se edhe ne jemi aty me Prishtinën, Feronikeli, Llapin, por shoh edhe disa skuadra tjera që mund të kyçen sepse është ende herët”, përfundoi Përparimi i Dritës./IndeksOnline/