15:38 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Përplasen qëllimisht dy makina, kush është familja që donin të hiqnin qafe?

Dy automjete janë aksidentuar qëllimisht këtë të martë në qytetin e Fushë-Arrëzës. Në mënyrë jo zyrtare mësohet se gjithçka ka ndodhur pasi pronarët e dy mjeteve kanë një konflikt të hershëm mes tyre.

Vladimir Topjana, i cili lëvizte me Fuoristradë, sipas News 24, ka përplasur qëllimisht një mjet tip Golf, në të cilin udhëtonte Artan Gega me babanë dhe xhaxhanë e tij.

Shoferët e dy makinave kanë pasur një konflikt të hershëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për tentativë vrasje.