22:49 / E Hënë, 22 Prill 2024 / FR

Përplasje fizike mes Theos dhe Dumfries, të dy ndëshkohen me karton të kuq (VIDEO)

Interi është kampion i Italisë. Zikaltërit mposhtën me rezultatin 1-2 Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke e çuar fillimisht ndeshjen në 0-2. Golat për zikaltërit u shënuan nga Acerbi dhe Thuram, ndërsa golin e vetëm për Milanin e shënoi Tomori, por kuqezinjtë nuk reaguan dot më.

Një fitore që e shpall matematikisht Interin kampion, me klubin zikaltër që qep yllin e dytë në fanellë, pasi është titulli i 20-të kampion në histori.

Në minutën e 95, Calabria ndëshkohet me karton të kuq.

Përplasje fizike mes Theos dhe Dumfries, të dy ndëshkohen me karton të kuq.