11:06 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Kombit

Para tunelit të Kalimashit është duke u protestuar kundër vendosjes së taksës rrugore.

Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

Tash mësohet se mes protestueseve dhe policisë ka pasur tensione, të cilat janë përshkallëzuar edhe në hedhje të gurëve drejt policëve.

Ndryshe, pritet që edhe qytetar nga Kosova ti bashkohen kësaj proteste, kundër taksës rrugore./Indeksonline/