75 Mall Live Search
23:56 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përplasje te Atletico, Griezmann del kundër Simeones

Sipas spanjolles “Don Balon”, atmosfera tek Atletico Madrid nuk është aspak e mirë, veçanërisht mes Antoine Griezmann dhe Diego Simeone.

Sulmuesi francez duket se nuk ka qenë dakord me disa nga zgjedhjet e bëra nga trajneri, fajtor sepse i beson gjithmonë lojtarëve të njëjtë dhe nuk ka besim te të rinjtë, që i kanë kushtuar shumë klubit.

Simeone fajësohet për faktin se një skuadër me këta lojtarë cilësorë dhe këto mundësi, nuk arrin të ketë një lojë të rrjedhshme dhe të bukur.

Ndeshja e humbur të shtunën kundër Celta Vigo me rezultatin 2-0 ka qenë dëshmia e radhës për këtë.