13:08 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përpos që i ndërtoi shtëpinë, Halil Kastrati ndihmon këtë familje me 5 mijë euro për shërim

Të shumta ishin familjet në nevojë të cilat u bënë me shtëpi falë angazhimit dhe ndihmës së ofruar nga Shoqata Jetimat e Ballkanit.

Ndërsa sot humanisti i madh, Halil Kastrati publikoi një fotografi të një familje e cila dy muaj më parë ishte bërë me shtëpi falë ndihmës së tyre.

Jo vetëm kaq, pasi Kastrati bashkë me shoqatën në fjalë i dhuruan 5 mijë euro për Behdije Dragidella, e cila është e sëmurë dhe ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të shërohet.

Postimi i plotë:

e ndihmuam, ndihmo edhe ti

Shoqata jone ndihmoj me shumen prej 5000 eurove
Para dy muajve kesaj familje ja dhuruam çelesat e shtepise se re ndersa sot ju bashkuam edhe ndihmes per sherimin e saj

O Zot sheroje Behije Dragidella si dhe çdo te sëmur