Përqafimi i dy portierëve shqiptar, ja si e komentojnë mediat italiane (Foto)
Të dielën në darkë janë ndeshur Atalanta dhe Lazio, ku përballë njëri tjetrit janë gjendur dy portierët e Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.
Pas ndeshjes ata kanë bërë një përqafim që është komentuar shumë në mediat italiane.
I pyetur për shokun e tij të Kombëtares, Berisha është përgjigjur: “Është një portier shumë i mirë dhe po bën shumë mirë me Lazion, Padyshim që është e ardhmja e skuadrës tonë Kombëtare”.
Strakosha në anën tjetër ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke u përqafuar me Etritin dhe ka bërë mbishkrimin “shqipez”. /IndeksOnline/