19:04 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përshëndetja e Macron dhe Kitaroviq pas fitores së Francës (Foto)

Kampionati Botëror 2018 ka përfunduar. Kampion botëror tashmë është kombëtarja e Francës, e cila arriti të mbyll ndeshjen me rezultat fantastik 4:2.

Franca arriti të mposhtë kombëtaren e Kroacisë në Botërorin e mbajtur në Rusi, transmeton Indeksonline.

Në ndeshjen e sotme të pranishëm ishin edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

E veçanta e gjithë kësaj ishte se si në fund të ndeshjes u përqafuan dhe uruan njëri-tjetrin për rezultatet e arritura deri më sot.

Franca mori titullin e botërorit pas 20 vjetësh me një lojë të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme./Indeksonline/