11:29 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Haradinaj bashkëbisedojnë me Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj, janë takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se Macron së bashku me kancelarin gjermane Angela Merkle janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës.

“Bashkë me kryeministrin Haradinaj kishim një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike. HTH”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/