12:00 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përshëndetja e pazakontë mes Ramës dhe Haradinajt!

Pak ditë më parë në Tiranë u shfaq premierë një dokumentar, i cili i kushtohej jetës së futbollistit Lorik Cana.

Të ftuar ishin personalitete nga politika, sporti, arti, televizioni etj.

Në tavolinën qendrore ishin të pozicionuar kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Kryeministri Rama u largua para kohe dhe në këto foto të shkrepura nga paparazzi i ‘Panorama’, ky është momenti kur ai përshëndet homologun e tij nga Kosova.

Pra, nuk është një dhënie dorë, as një përqafim, por shtrëngim i kokës me duar dhe afrim i kokës së tij te koka e Haradinajt.

Një takim përshëndetje afrimiteti, por krejt ndryshe nga ato të zakonshmet.