15:30 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / A. M.

Personi që u gjet i vdekur në Vushtrri dyshohet se është biznesmeni i njohur

Një person është gjetur pa shenja jetë sot në një depo të biznesit privat, në fshatin Dobërllukë, të Vushtrrisë.

Bëhet fjalë për biznesmenin e njohur nga Mitrovica, Bexhet Uka.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia, duke e cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.

Dyshohet se biznesmeni mitrovicas ka kryer vetëvrasje, duke qenë se hetimet preliminare për motiv kanë pistën e vetëvrasjes.

“Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë konotente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e poashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjajre dhe ka konstatuar se trupi është pa shenja jete. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë mirëpo do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë” kanë thënë Policia.