19:16 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Personi që vodhi barnatoren në Prishtinë, është nga Libia? (Video)

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një barnatore në Prishtinë.

Indeksonline ka publikuar videon ku shihet një person i moshës së mesme të ketë hyrë në barnatore kinse për të pyetur për medikamente, porse i njëjti ka vjedhur një telefon celular, dhe pastaj është larguar.

Menaxheri i “Beneton” në qendër të Prishtinës ka kontaktuar Indeksonline, dhe ka treguar se nga pamjet që ka parë, ka mundur të vërej se i njëjti person ditë më parë kishte tentuar të vjedh edhe në vendin që ai menaxhon.

Megjithatë, ai ka rrëfyer se ata kanë zënë hajdutin në flagrancë dhe i njëjti është dërguar në polici.

Kështu, sipas tij, personi në fjalë është nga Libia dhe policia tani ka të gjitha të dhënat e tij./Indeksonline/