Pesë makinat që mund t’i bleni në Gjermani deri në 5.000 euro

Auto Bild ka përpiluar një listë të makinave të përdorura deri në 5000 euro që janë më të besueshmet për sa i përket prishjeve dhe qëndrueshmërisë.
1.Alfa Romeo GT viti 2003-2006 fuqia nga 140 deri ne 240 kuaj fuqi, ka vlerën vetëm 2500 euro. Modele të tilla mund të gjeni me kilometrazh nën 200,000 dhe janë mjaft të qëndrueshme.

2.Kia Picanto viti 2004-2011 fuqia 65 deri ne 75 kuaj fuqi. Vlera e tij është vetëm 1300 euro.

3.Audi A2 viti 1999 – 2005 fuqia nga 61 deri ne 110 kuaj fuqi- me çmim 2500 euro , shkruan Indeksonline.

4.Honda Jazz viti 2008-2015 fuqia nga 80 deri ne 120 kuaj fuqi. Çmimi i kësaj veture është vetëm 4000 euro. Hondat janë tradicionalisht një zgjedhje e mençur kur blini një makinë të përdorur për shkak të jetëgjatësisë së tyre.

Škoda Roomster viti 2006-2015 fuqia nga 64 deri në 105 kuaj fuqi. Çmimi i Shkodës është 5000 euro. Ka dimensione kompakte, është ekonomike dhe ofron shumë hapësirë në pjesën e pasme./Indeksonline/
