08:31 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Pesë portierët më të mirë sipas CIES (Foto)

Portierët janë arma kyçe e një ekipi. Nëse ata janë në formë, atëherë në formë është komplet skuadra!

Në tre muajt e fundit (janar, shkurt dhe mars), top-5 portierët më të mirë të zgjedhur nga CIES “Football Observatory”, janë:

Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Alisson (Roma), Alphonse Areola (Paris Saint Germain), Ederson Santana de Moraes (Manchester City) dhe Pepe Reina (Napoli).

Listën e plotë të 10 portierëve më të mirë në tre muajt e fundit e mbyllin këta portierë:

Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Jan Oblak (Atletico Madrid), Gianluigi Donnarumma (Milan), Loris Karius (Liverpool) dhe Roman Burki (Borussia Dortmund)./IndeksOnline/