23:24 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Pesë të lënduar nga të shtënat afër selisë së Youtube-s (Video)

Të paktën pesë persona janë lënduar nga të shtënat në zyrat qendrore të YouTube në San Bruno të Kalifornisë, nga një sulmuese femër.
Pesë pacientë janë dërguar në spitalin Stanford dhe ‘shume’ të tjerë i janë drejtuar spitalit të Përgjithshëm në San Francisco.

Ende nuk është e qartë se sa është numri i të lënduarve.

Një punëtor nga Carl’s Jr. Përballë kampusit thotë se një grua qëlloi në parking.

ABC News raporton se sulmuesja është një femër e bardhë e cila ka të veshur rrobe të zeza dhe ka shami në kokë.

Ajo raportohet të ketë shprehur të paktën 20 plumba, sipas burimeve të ABC News.

Temat: