12:39 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Pesë vite burg për Xabi Alonson?

Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonso është duke u përballur me një akuzë për mashtrim tatimor.

Prokuroria e Spanjës ka njoftuar se Alonson e pret një burg pesëvjeçar dhe një gjobë prej 4 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Në deklaratën e lëshuar, thuhet se 36-vjeçari, i cili u largua nga bota e futbollit në fund të sezonit të kaluar, ka mashtruar shtetin spanjoll për 2 milionë euro gjatë vitit 2010 dhe 2012.

Alonso nuk është sportisti i parë që është duke u përballur me autoritet spanjolle, përveç tij janë edhe Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.

Kujtojmë që lojtari i Barcelonës, Lionel Messi ishte dënuar me burg për 21 muaj, por e reduktoi me një gjobë në muajin korrik të vitit 2017./IndeksOnline/