16:15 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Peshat e mëdha të mjeteve transportuese po dëmtojnë autostradat, MI premton zgjidhje vitin tjetër!

Peshat e mëdha të kamionëve transportues po del të jenë një problem i madh, duke shkaktuar kështu edhe prishjen më të shpejt të rrugëve, e sidomos autostradave në Kosovë.

Ndonëse mos lejimi i qarkullimit dhe monitorimi është përgjithësi e Ministrisë së Infrasktruktës, një gjë e tillë nuk po ndodh në realitet.

Shefi i kabinetit të Ministrit pranë këtij dikasteri, Argjend Zejnaj për “Indeksonline”, ka thënë që më herët një kontroll i peshave të automjeteve është bërë në kufi, kurse tashmë bëhet kohë pas kohe nga Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Ma herët është kry në kufi një kontroll e tillë e transportueseve të mallrave, kurse tani departamenti i Inspektoratit prej MI, kohë pas kohe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po ndërmerr aksione të tilla për t’i mbikëqyrur transportuesit e mallrave që nëse kanë peshë më shumë se që e kanë lejen, që lëvizin nëpër rrugët që i menaxhon Ministria e Infrastrukturës” ka thënë ai.

Zejnaj ka premtuar se kjo çështje do të rregullohet kur të impementohet edhe projekti ITS, përmes të cilit do të bëhet kontrolli në mënyrë automatike nëpër të gjitha autostradat dhe rrugët regjionale e rajonale.

“Por, kjo çështje shumë shpesh do të rregullohet me impelentimin e projektit ITS dhe të cilin Ministria e Infrastrukturës po besoj që nga viti i ardhshëm do të filloi së implementuari. Kjo kontroll do të kryhet pastaj në mënyrë automatike nëpër të gjitha autostradat dhe rrugës regjionale dhe rajonale. Do të vendosen senzorët në autostrada, ku ata do të monitorohen prej një qendre të cilin do ta menaxhoj MI bashkë me MPB-në dhe PK” ka përfunduar Zejnaj.

Zyrtar nga Policia e Kosovës në përgjigjen e tyre elektronike për “Indeksonline” kanë theksuar se një gjë e tillë është në kompetencë të inspektorëve të Ministrisë së Infrastrukturës, ndonëse edhe ata vet bashkëpunojnë me këta të fundit.

“Duke u bazuar në Ligjet dhe aktet nënligjore, kontrollin e transportit të jashtëzakonshëm, mbikëqyrjen e ngarkesës boshtore, masën e tërësishme dhe dimensioneve të automjeteve në trafikun rrugorë e kryejnë personat zyrtarë të autorizuar të Ministrisë për Infrastrukturë” thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë gjithë vitit 2018 janë realizuar deri 41 pika kontrolli të matjes me peshore dhe janë marrë veprime ligjore ndaj kundërvajtësve në autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”.

“Gjatë kësaj periudhe të vitit 2018, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës kanë hartuar Plane Operative të përbashkët me qëllim të parandalimit të dëmtimit të rrugëve si dhe rrezikimit të pjesëmarrëseve në trafikun rrugor në autostradën “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”, ku janë realizuar deri më tani dyzetenjë (41) pika kontrolli të matjes me peshore dhe njëkohësisht janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj kundërvajtësve” thuhet më tej në përgjigje.

Ndryshe, pesha e automjeteve është e caktuar me ligj dhe po ashtu me udhëzimin administrativ Nr. 2005/5 mbi lartësinë e kompensimit për transport të jashtëzakonshëm në rrugët magjistrale dhe regjionale të Kosovës./Indeksonline/