12:42 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Peticion kundër ligjit për Gjykatën Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë bërë krime në luftë, përfshirë edhe serbët.

“Organizatat e dala nga lufta kanë marrë vendim që të bëjnë një peticion kundër Gjykatës Speciale që e kanë votuar deputetët e Kosovës, me nr. 05/L0553. Ne nuk jemi kundër Gjykatës Speciale, por mendojmë se ajo është e njëanshme”, tha ai.

Peticioni fillon më së largu këtë të premte, dhe sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrimet e tubuara do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.

Ndërsa nënkryetari i OVL-së të UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se me aprovimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës duhet të ndjehen të turpëruar të gjithë ata që e votuan. Sipas tij me këtë është shkelur e drejta njerëzore. “Të gjithë jemi të fyer, por më të fyer duhet të prej Presidentit e deri tek deputeti që e ka votuar e edhe ata dhe ata që se kanë votuar e nuk kanë punuar që kjo të mos kalojë”, tha ai.