08:44 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Peugeot 208 i ri shpallet “Vetura e Vitit 2020”

Të hënën më 2 mars në Gjenevë, PEUGEOT 208 i ri u shpall vetura e Vitit 2020 nga një juri gjyqtarësh të përbërë nga 60 gazetarë evropianë të industrisë së automobilave.

Juria e vlerësoi se gama e saj e motorëve: elektrik, benzinë ose naftë ua siguron klientëve “fuqinë e zgjedhjes”. Juria gjithashtu vlerësoi dizajnin dhe teknologjinë e guximshme të PEUGEOT 208.

Tashmë më i shituri, ai është gjithashtu vetura e parë PEUGEOT “seria 2” që e mori këtë çmim shumë prestigjioz. Për më tepër, PEUGEOT 208 i ri është PEUGEOT i gjashtë që shpallet “Vetura e Vitit”.

Vetura e Vitit 2020, PEUGEOT 208 i ri e rishkruan librin e segmentit B. Në dispozicion me një motor elektrik apo me një motor me djegie të brendshme, PEUGEOT 208 i ri e ofron fuqinë e zgjedhjes për vozitësin e saj të ardhshëm.

Dizajni i saj i jashtëm mishëron ADN-në e markës me dritat e përparme LED me 3 kthetra. Harqet e rrotave të gdhendura dhe krahët e pasmë janë një nyje për “numrin e shenjtë”. PEUGEOT i-Cockpit ® (ekran në nivel të kokës, timon kompakt dhe ekran me prekje) vjen me një mori shërbimesh digjitale të formatit 3D, që nuk janë vetëm estetike, por gjithashtu përmirësojnë sigurinë.

COTY 2020 shpërblen një Bestseller (më të shitur). Afro 110,000 klientë e kanë porositur PEUGEOT 208 të ri që prej lansimit të tij në Evropë në Tetor. 15% e tyre janë versione elektrike. Në Francë, PEUGEOT 208 i ri kryeson renditjen e regjistrimit të tregut të veturave personale në fund të shkurtit 2020.

“Unë jam veçanërisht krenar që PEUGEOT 208 i ri sapo ka fituar çmimin vetura e vitit 2020. Ky çmim nënvizon përsosmërinë e punës dhe përkushtimin e madh të të gjitha ekipeve të Markës dhe Grupit PSA. Është hera e parë që ka triumfuar një PEUGEOT seria 2!

Meqë ra fjala, tri PEUGEOT ‘Car of the Year’ aktualisht janë në treg, 3008 dhe 308 së bashku me 208. COTY 2020 legjitimon strategjinë e ‘fuqisë së zgjedhjes’ së Markës. Tani e tutje, klientët tanë do të jenë në gjendje të zgjedhin midis PEUGEOT elektrike e-208 ‘Car of the Year’ dhe (ICE) PEUGEOT 208 ‘Car of the Year’! tha Jean-Philippe IMPARATO, Kryeshef Ekzekutiv i markës PEUGEOT.

PEUGEOT hyn në “top 3”shen e markave me më shumë çmime në historinë e Veturës së Vitit, me gjashtë trofe. Vetura e re PEUGEOT 208, e shpallur Vetura e Vitit 2020, pason SUV 3008 në vitin 2017, kapakun kompakt 308 në vitin 2014, 307 në 2002, 405 në 1988 dhe 504 në 1969. Ky trofe prestigjioz bashkohet me dymbëdhjetë çmimet e tjera ndërkombëtare që PEUGEOT 208 i ri tashmë ka fituar.

Çmimi Vetura e Vitit është më i dëshiruari. Paneli i jurisë përbëhet nga 60 gazetarë ekspertë të automobilave nga 23 vende të Evropës. I themeluar në vitin 1964, ky çmim është çmimi që ekziston më së gjati dhe është më i njohuri në Evropë. Fituesi shpallet çdo vit në Shfaqjen Ndërkombëtare të Motorëve në Gjenevë.