16:55 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / C E

Pioli: Gara për titull është midis katër ekipeve, por kjo mund të ndryshojë

Stefano Pioli ka thënë se ka besim të plotë te portieri i tretë Antonio Mirante, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin e cila zhvillohet të dielën mbrëma.

Kuqezinjtë morën vendin e parë duke shkuar në pushim me kombëtare, ndërsa Juventus është baraz me pikë me Fiorentinën në vendin e tretë, kështu që i pyetur në konferencën për shtyp nëse kjo ishte një betejë për Scudett, Pioli nuk mund të rezistonte.

“Patjeter që po. Gara për titull është për momentin në katër ekipe, por kjo mund të ndryshojë. Juventusi është një ekip i ndërtuar për të fituar”, tha trajneri.

Max Allegri nuk i ka vlerësuar veçanërisht komentet nga Pioli që sugjerojnë se Juventusi është favorit për Scudetton sepse nuk mund të luajë në Evropë.

“Nuk mendoj se Allegri ishte i mërzitur nga parashikimet e mia. Është e qartë se vetëm një lojë në javë për të luajtur është një avantazh. Nuk do të thotë matematikisht se do të fitoni, por sigurisht që është një avantazh”, ka thënë Pioli.

“Do të ishte e rëndësishme për besimin tonë që të shkonim shtatë pikë përpara Juventusit, por ka ende 29 ndeshje për të përfunduar kampionati”.

Milani është duke u përballur me shumë problem para kësaj ndeshje, sepse Mike Maignan dhe Theo Hernandez janë të suspenduar, Marco Sportiello, Samuel Chukwueze, Ruben Loftus-Cheek dhe Ismael Bennacer të lënduar.

“Ne kemi Rade Krunic dhe Pierre Kalulu prapa në krah, ndërsa Loftus është shëruar nga lëndimi, por nuk është ende në 100 përqind. Ne kemi besim të plotë te Mirante, i cili është një portier me përvojë, i besueshëm, i admiruar nga bashkëlojtarët e tij. Antonio di të lexojë situata dhe hapësira, ndaj duhet të bëjmë më të mirën”, përfundoi tekniku italian.