11:22 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Pioli i ‘kallë’ serbët, s’e ka idenë nga është klubi i Crvena Zvezdas

Trajneri i AC Milani ka bërë një deklaratë të befasishme mbrëmë pas fitores ndaj Cagliarit.

Stefano Pioli u pyet pas ndeshjes se kur do të udhëtojë skuadra e “kuqezinjve” për ndeshjet e Europa Leagues në Cërvena Zvezdë të Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Por italiani nuk kishte idenë se nga është klubi serb.

Ai tha se skuadra e Milanit pritet të udhëtojë për në Sarajevë gjatë muajit shkurt, duke menduar se skuadra e Zvezdës është nga Bosnjë e Hercegovina.

Kujtojmë që ndeshja mes Milanit dhe Zvezdas zhvillohet më 18 shkurt, e vlefshme për raundin e 32’të të UEFA Europa League./IndeksOnline/