21:41 / E Diele, 20 Shtator 2020

Pioli: Ky Milan ka indentitet, presioni një privilegj, titulli…

Stefano Pioli u shfaq entuziast në konferencën e parë për shtyp për fillimin e sezonit të ri të Serie A me Milanin që do të sfidojë këtë të hënë Bolognan në San Siro.

Trajneri i kuqezinjve shtoi se Milani është gati për këtë sfidë dhe se do të tentojë të marrë tre pikët, por në të njëjtën kohë zbuloi edhe objektivat e skuadrës së tij për këtë edicion.

Jemi përgatitur mirë për ndeshjen me Bologna, kemi një identitet të qartë të lojës tonë dhe kemi lojtarë plot kualitet. Duhet të futemi në fushë të bindur për shanset tona. Objektivi ynë është të përmirësohemi gradualisht.

Presioni? Është privilegj të kesh presion, pasi do të thotë se kemi arritur në një nivel të caktuar. Bologna është një rival plot agresivitet, mund të na vënë në vështirësi. Duhet të jemi të kthjellët dhe shumë të vendosur kundër tyre.

Titulli? Është e vështirë të flasim në këto momente për titullin. Duhet të vijojmë të përmirësohemi, duhet të shfaqemi skuadër e fortë në çdo ndeshje. Jemi gati të japim maksimumin për ta nisur kampionatin sa më mirë. Milani duhet të tregohet shumë ambicioz dhe të tentojë gjithmonë maksimumin. Duhet të futemi në fushë në çdo ndeshje me bindjen për të marrë tre pikët“, deklaron Stefan Pioli.