14:31 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pioneri i tërë segmentit më të popullarizuar – “Nissan Juke” feston 10-vjetorin!

Modeli JUKE u prezantua në vitin 2010, kur Nissan e prezantoi atë për t’u futur në tregun e SUV-ve më kompakte.

JUKE qysh atëherë u dallua për dizajnin kontrovers e interesant, duke u dalluar nga çdo veturë tjetër në treg.

Në vitet pasuese, shitjet dukshëm i kaluan pritshmëritë fillestare të kompanisë Nissan.

Pavarësisht që shumë konkurrentë dolën në treg, JUKE arriti ta mbajë fuqinë e vet dhe shiti mbi 1.5 milion copë deri në kohën kur gjenerata e dytë e JUKE u prezantua në tetor të vitit 2019.

Gjenerata e fundit e modelit JUKE mban shumë atribute që e kanë definuar gjeneratën e parë, por ka arritur ta rritë nivelin duke ofruar eksperiencë më premium të vozitjes.