13:57 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

“Pirati” hip në anije, Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje me Mallorcan

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjen me ekipin e Mallorcas.

Faqja zyrtare e klubit nga La Liga, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet Muriqi duke u stërvitur me grupin e parë, shkruan Indeksonline

Mallorca të shtunën luan ndaj Celta Vigos në La Liga dhe duket se Muriqi do të ketë minuta në këtë takim.

Futbollisti kosovar u lëndua gjatë ndeshjes me Kosovën në nëntor të vitit të kaluar në rrugë për Euro 2024. Arsyeja e lëndimit ishte gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në 12 ndeshje sa ka zhvilluar Muriqi në La Liga me Mallorcan, ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/