16:25 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pjanic vendos për të ardhmen, shuan spekulimet  

Miralem Pjanic ka shkaktuar shumë zhurmë gjatë këtij afati kalimtar.

Juventus madje kërkonte një mesfushor tjetër për të zëvendësuar boshnjakun, shkruan indeksonline.

Por Pjanic ka vendosur më në fund që të qëndroj në Torino.

Sipas Calciomercato, 28 vjeçari ka vendosur që të nënshkruaj me kampionët e Italisë.

Më vonë pritet që ky rinovim të zyrtarizohet edhe nga faqja e Juventusit. /IndeksOnline/