16:51 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Pjesa e parë: Barcelona po e “çmend” Valencian me posedim, por jo me gola

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të derbit mes Valencias dhe Barcelonas.

Momentalisht, rezultati është i barabartë 0:0 me Barcelonën e cila e dominoi totalisht ndeshjen.

76% me 26% ishte posedimi në të mirë të Barcelonës e cila realizoi 497 pasime kundrejt 174 të vendasve.

Mirëpo me goditje, Valencia ishte më e rerzikshme duke bërë 4 goditje në portë, ndërsa Barcelona vetëm 1.

Kujtojmë se në minutën e 11-të, Ter Stegen e priti një penallti të vendasve./Indeksonline/