21:37 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pjesë e parë pa gola në Glasgow mes Skocisë dhe Shqipërisë

Ka përfunduar pjesa e parë në “Hampden Park” në sfidën mes Skocisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë në Glasgow mund të themi se i takoi skocezëve, pasi që në lojë Shqipëria ishte tejet dobët.

Pas triumfit ndaj Izraelit, kuqezinjtë e Panuçit janë në kërkim të një tjetër rezultati pozitiv për të siguruar në një farë mënyrë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C.

Shqipëria dhe Skocia nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, teksa  është sfida e parë mes tyre.