10:01 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Plaçkitet një qendër tregtare në Prizren, policia jep detaje

Raportohet se në rrugën “Sheh Emini” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Policia e Kosovës njofton se në një qendër tregtare është raportuar se tre persona të panjohur kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur një shumë parash.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke trajtuar rastin.