11:00 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Plagoset vëllau i deputetit të Kuvendit të Kosovës

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë. Bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëlla i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.

Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi  edhe nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.

“Po bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli për KosovaPress. Nga Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast.