22:58 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Plagosje në Podujevë, një person në gjendje kritike

Në orët e mbrëmjes së sotme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës.

Dy personat janë dërguar në emergjencën e qytetit, njëri në gjendje kritike.

Burime të “Indeksonline” mësojnë se një i dyshuar ka shtënë me kallashnikov në drejtim të dy personave të cilët ishin në veturë.

Të njëjtat burime tregojnë se njëri prej të sulmuarve është në gjendje të rëndë.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. /Indeksonline/