11:22 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Plani i Gatussos, për t’i marrë yllin Arsenalit

Gennaro Gattuso ka filluar të mendojë për ta ndërtuar Milanin e tij. Trajneri italian në planet e para të tij e ka transferimin e yllit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Gattuso është mahnitur me aftësitë e ëilshere në dy përballjet ndaj Arsenalit në Europa League dhe se e do te Milani në verë.

Më lehtë për Milanin është fakti se mesfushori anglez është në fund të kontratës me Arsenalin dhe se Gattuso mund ta shfrytëzoi këtë situatë.

Gattuso e ka angazhuar Mirabellin që të filloi bisedimet e para me Arsenalin për transferimin e yllit anglez./Indeksonline/

Temat: